‘Po luan lojëra të rrezikshme’/ Deputetja kosovare kërkon shpalljen non-grata të djalit të Soros-it

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka konsideruar si të rrezikshme takimet e Aleksandar Soros, djalin e George Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ditëve të fundit.

Sipas Tahirit, Kosova duhet ta shpallë “non grata” djalin e George Sorosit, i cili sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, shkroi Tahiri në Facebook.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *