Po marrim të dhëna nga satelitët? Përgjigjet Peleshi: Imazhet vijnë…

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u pyet nga gazetarë lidhur me rezultatet e para të dy satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania 2”. Ata u lëshuan në hapësirë në muajin janar.

Peleshi bëri me dije se puna ka nisur dhe se çdo javë marrin imazhe satelitore, të cilat më pas përpunohen nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG)

“Është fillimi, natyrisht nga janari, sapo ato janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Në marrin çdo javë imazhe. Marrim imazh nga dy satelitët, të cilat përpunohen nga ASIG. Aty kemi një staf të specializuar, që po dedikohet për përpunimin e iamzherisë. Do shtohen në numër dhe trajtimi me pagë do shtohen. Kjo merr imazhet satelitore dhe i përpunon ato me gjuhën e përdorshme dhe të kuptueshme nga çdo institucion.  Bashkitë mund të përdorin imazherinë në një të afërme të afërt. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht. Është ASIG që po i përpunon ato dhe është edhe në varësi edhe të motit, por imazhet janë periodike. Katër herë në javë marrim imazhe” – tha Niko Peleshit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *