Po me skemën e Bajram Muçës dhe Fondit Besa kur do merret drejtësia? (Një alarm i ngritur që në vitin 2021)

Vendosja në pranga të Arben Meskut nuk sjell fundin e një kapitulli por vetëm majën e ajzbergut të zhvatjes dhe ndezjes më të madhe të kohës pas firmave piramidale të vitit 97′.

Pjesë e zhvatjes së shqiptarëve është edhe Fondi Besa. Para 3 vitesh në janar 2021 Priza.al denoncoi skandale të tjera të të dhënave personale dhe të vjedhjes së qytetarëve  nga mjedisi i mikrofinancimit të njohur si “Fondi Besa”.

Në bashkëpunim edhe me disa banka të nivelit të dytë, më shumë se një dekadë që ka vendosur në një skemë të gjithë piramidale.

Janë përzgjedhur qytetarët,  duke shfrytëzuar pikat e dobëta si mungesa e informacionit dhe vjedhur të dhënat personale më pas bartur me kredi në “Fondin Besa”.

Por organizatorëve deri tani nuk i ka hyrë asnjë “gjemb në këmbë” për shkak të politikave apo ndikimeve?

Priza.ka kryer më shumë se 30 cikle investigimi dhe denoncimesh me fakte dhe prova, indicie të tjera për organet e drejtësisë  të dobishme për të hetuar.

Fondi aplikoi për licencë që në vitin 2007.

Fondi Besa sh.a. u pajis me licencën nr. 10, datë 26.12.2008 si subjekt pune për ushtrimin e veprimtarisë financiare të financimit nga ligji për bankat.

Nga 2007 deri në dhjetor 2008, Fondi Besa ka operuar pa licencë, duke dhënë 11 mijë kredi, si dhe ka hapur 41 në të gjithë vendin.

Brenda dy muaj, gusht-shtator 2008, kapitali u rrit pa burim nga 2 milionë lekë në 1 milionë euro. Më pas kapitali u rrit në 4 milionë euro.

Nuk janë indicie, por fakte që ngrenë dyshime serioze për pastrimin parash.

Fondi Besa ka vepruar në mënyrë të paligjshme nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë, asokohe me në krye Ardian Fullanin, lidhjet janë të mbyllura me kryetar të opozitës.
Arjana Fullani bashkëshortja e Ardian Fullanit, ishte një nga anëtarët e përgjithshëm të Lartë që votoi për pafajësinë e Ilir Metës në janar 2012 për videon Meta-Prifti.

Në letra, pronari kryesor i Fondit Besa është Bajram Muçaj, që mban edhe funksionin e drejtorit ekzekutiv.

 

INVESTIGIM 27/ Skandali ‘Besa’. Ja si prokurori Ylli Bashaj, viktimën e bën fajtore    

INVESTIGIM VIII/ Skandali i ‘Fondit Besa’. Dëshmia ekskluzive e viktimës zbulon të tjerë sekser… edhe të ‘rrezikshëm’

INVESTIGIMI në ‘Priza.al’/ Skandali financiar me ‘Fondin Besa’, BSH thërret krerët e bankave. Sa i thellë është rrjeti i mashtrimit?

INVESTIGIM XII/ Si firmosnin dhe vulosnin noteret Majlinda Demollari dhe Edlira Malaj kontratat mashtruese të ‘Fondit Besa’ pa praninë e klientit dhe pa qenë as vetë në Shqipëri

INVESTIGIM XIII/ Skandali i ‘Fondit Besa’. Institucion mikrokredie që lëvron mbi 200.000 euro kredi

INVESTIGIM XVIII- Skandali i ‘Fondit Besa’/ ‘Mbreti’ i financave, Bajram Muça, fut ‘BKT’-në brenda skemës së mashtrimit

INVESTIGIM XIV/ Dëshmia ‘bombë’ e punonjëses: Ja si pastrohen miliona në ‘Fondin Besa’  

INVESTIGIM XV/ Mashtrimi i ‘Fondit Besa’. Nis hetimi për noteret Demollari e Malaj. ‘Priza.al’ e para që zbardhi skemën dhe publikoi përgjimet

 

‘Mbreti i financave’ Bajram Muça, kërkon mbrojtje nga mbretëria e tallavasë mediatike


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *