Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Shtetasi 56-vjeçar Artan Pollo ka qenë duke montuar një gjenerator te depozitat e ujit pranë banesës së tij dhe është mbytur në rezervuar, pasi nuk dinte not.
56-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.