“Po mora Doktorin e Madh, s’ka spital që ju bën derman”, Meta jep paralajmërimin e radhës

Një poster vendosur në Gjirokastër, me personazhet kryesorë politikë në vend, ka sjellë edhe reagimin e presidentit Meta. Në këtë foto protagonistë janë Meta bashkë me bashkëshorten, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, kryedemokratin Basha dhe ish-kryeministri Berisha.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta thumbon kryeministrin Rama, duke e cilësuar si psikopat. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” dy fotografi, ku tregon se ia ka dërguar këshilltari i CDU-së, Martin Henze. Ilir Meta deklaron se nëse do të hyjë në garë për zgjedhjet, pala tjetër do mbetet pa grup parlamentar.

Statusi

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *