Japonia mund të jetë shteti i parë në botë që mund të bllokojë dhe pezullojë gjithë procesin e vaksinimit të popullatës.
Shkencëtarët japonezë kanë njoftuar qeverinë se disa prej vaksinave kanë “mikropartiçela” ose pjesëza mikroskopike të “çuditshme” që ngjasojnë me pajisje nanoteknologjike.
Për pasojë qeveria japoneze ka urdhërtuar bllokimin e një pjese të vaksinave anti-Covid të kompanisë “Moderna”, pasi në flakon u gjet një substancë “e huaj”.
Sipas BBC, një farmacist pa disa grimca të zeza në një prej shisheve të vaksinës. Rreth 3790 persona e kishin marrë këtë vaksinë deri në momentin e bllokimit.
Lajmi vjen një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.6 milionë dozave “Moderna” për shkak të kontaminimit.
Farmacisti i zbuloi grimcat e zeza gjatë një kontrolli për substanca të huaja në vaksina. Mediat lokale, thonë se, deri më tani nuk ka të dhëna se vaksinat e kontaminuara janë të dëmshme.
Firma spanjolle që ka mbushur vaksinat thotë se, ka nisur një hetim për këtë ngjarje por pa marrë përgjegjësi mbi vete dhe pa ndërprerë ndër kohë prodhimin e vaksinave që kanë dalë në treg të pakolauduara.
Japonia ka njohur një rritje të ndjeshme të infeksioneve me virus. Megjithatë numri i vaksinimeve ka qenë i ulët, kjo edhe për shkak të anomalive të shfaqura në popullatë gjatë vaksinimit.
Vetëm 40% e popullsisë në Japoni pretendohet se është vaksinuar plotësisht, por pas kontrolleve të fundit, duket se ky proces është vënë në dyshim serioz.
/Burimi: BBC/