Po ndiqte të vëllanë me hanxhar në dorë… kush është ‘kasapi’ i Vlorës që po i tregon policisë krimet më makabre të qytetit bregdetar    

Vlora është një nga qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në Shqipëri, sa që mediat shpesh e kanë cilësuar si “Siçilinë” shqiptare.

Por duket se edhe “Siçilia” e Labërisë e ka tani një “Tomaso Busheta”, i cili ka marrë përsipër që t’u tregojë autoriteve dhe drejtësisë të gjitha krimet më makabre të ndodhura në këto vite, autorët dhe kapobandat e qytetit bregdetar.

Por ndryshe nga Italia dhe shumë vende të tjera ku “të penduarit” apo “bashkëpunëtorët” ruhen në anonimitet dhe mbrohen nga shtetit me identitete të dyfishta, “Busheta” i Vlorës, jo vetëm që lëvizte lirshëm në qytet, por sot edhe ka rënë në prangat e policisë për një ngjarje banale.

Arrestimi i 39-vjeçarit Gazmend Merkaj, u bë sot në Vlorë, pasi ai kishte dhunuar fizikisht dhe kanosur me hanxhar vëllanë e tij. 39-vjeçari Merkaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar më parë me 3.4 vite burg.

Në vitin 2018, ai është vetëdorëzuar në polici me një armë zjarri në çantë, të cilën ka thënë se e mbante, për shkak të kërcënimeve, që sipas tij, i vinin nga hasmëria mes fiseve Llanaj e Xhaferaj në Vlorë, dhe ka kërkuar të rrëfejë krimet e rënda.

Kështu, Gazmend Merkaj, është bërë i penduar i drejtësisë, duke rrëfyer para autoriteteve të Vlorës krimet e kryera mes këtyre dy fiseve.

Gazmend Merkaj

Krimet në Vlortë

Një prej krimeve të kryera për hasmëri ishte dhe ajo e Albano Xhaferajt, e kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferaj ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj, kryer në muajin tetor të vitit 2017.

Vrasja e Albano Xhaferaj, sipas rrëfimit të Merkajt, në prokurori është kryer me çekiç brenda në makinë.

Pak kohë pas publikimit në media të dëshmisë së Merkajt, është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi Edison Harizaj, i cilësuar si “i paprekshmi” i Vlorës, ku në atentat mbeti i vdekur edhe shoku i tij, Genci Caci.

Atentatet e vrasjet mes dy fiseve kanë vijuar edhe më tej, ndërsa sot në pranga ka rënë i penduari Merkaj, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj të vëllait.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *