Ai e ka deklaruar që një vit më parë se masat shtrënguese të diktaturës globale sanitare, do të vijnë duke u bërë më represive për popullatën globale, një ndër të cilat është edhe shtrëngimi i popullatës për të bërë vaksina me detyrim.
Por studiuesi dhe teoricieni Alfred Cako, gjithmonë është polemizuar dhe madje edhe tallur për ato që ka thënë, por që fatkeqësisht po i dalin të vërteta.
Një gjë e tillë duket se po orvatet të aplikohet edhe në Shqipëri, pas disa vendeve europiane që po bëjnë pjesërisht të detyrueshme vaksinimin e popullatës, duke i shtrënguar me pasaportën e vaksinimit pa të cilën nuk përfiton disa shërbime bazë.
Vaksina kundër flamës globale me emrin Covid-19, që ende nuk dihet nëse ishte një sajesë njerëzore apo një sëmundje rastësore, ka ngjallur ditët e fundit sërish trazira në mbarë botën, për faktin se disa shtete po aplikojnë masa detyruese.
Por ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri duket se do të nisë vaksinimi i detyruar kundër koronavirusit.
Një gjë e tillë pritet të bëhet para mbërritjes së vjeshtës, kur ekspertët kanë parashikuar se, “do të ketë sërish” një rritje të infektimeve nga virusi i rrezikshëm.
Një mesazh ka mbërritur sot në telefonat e të gjithë mësuesve shqiptarë, ku ju kërkohet të bëjnë vaksinën anti-Covid.
Mes të tjerash, në mesazhin SMS, që mediat e kanë bërë publik tashmë, shkruhet se: “Në shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës, i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar”.
Gjithashtu mësohet se, drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve, që ende nuk janë paraqitur për t’u vaksinuar, duke ndryshuar kështu strategjinë e vaksinimit në Shqipëri.
Në mesazhin e dërguar nga Zyra Vendore Arsimore thuhet se, në muajin shtator të këtij viti, i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar. Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA”.
Në vendin tonë kanë mbërritur deri tani 1 milion e 611 mijë e 790 doza vaksinash të llojeve të ndryshme dhe në total janë kryer më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime.
455 mijë e 131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu, kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, por asnjëherë nuk është thënë se kjo gjë do të jetë e detyrueshme dhe mosbërja e vaksinës mund të lërë njerëzit pa bukën e gojës ose pa shërbimet bazë.
/Priza.al/