Po pastronin hekurudhën, por makineria përplaset me trenin! Humb jetën greku dhe plagosen dy të tjerë

Një tragjedi ka ndodhur në stacionin elektrik në Agios Nikolaos. Një makineri e kompanisë që pastronte linjat e hekurudhës elektrike është dëmtuar duke lënë të vdekur 41-vjeçarin grek, pjesëtar të punishtes.

Dy austriakë, pjesëtarë të ekuipazhit janë plagosur. Sipas drejtorit menaxhues i STASY, dy personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur në linjën 1, kur një makinë e posaçme bluarëse që ishte nisur nga Kifisia ka dëmtuar frenat, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar, me shpejtësi deri në 60 km/h, para se të përplaset përfundimisht me një tren tjetër.

/Burimi: Cnn.gr/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *