Po peshkonte me dinamit, eksplozivi i këput krahun 44-vjeçarit në Dibër

Një 44-vjeçar është plagosur ditën e djeshme teksa ka qenë duke gjuajtur peshk me lëndë plasëse të dyshuar dinamit.  Ngjarja ka ndodhur në lumin Drin në zonën e Muhurrit, në afërsi të shtëpisë së tij.

Robert Hoxha ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe është nisur drejt Tiranës pasi lënda plasëse i ka këputur krahun.

Policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit Robert Hoxha për veprat penale të gjuetisë së paligjshme dhe prodhimit dhe përdorimit të lëndëve plasëse pa leje.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër,  pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është  dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore’, njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *