Kryeministri, Edi Rama është përplasur me gazetarin kosovar, i cili i tha atij se po punon për të shkarkuar Albin Kurtin.
Lidhur me këtë, Rama ka ndërhyrë menjëherë duke i ndërprerë fjalën gazetarit, duke i thënë se Kurtin mund ta rrëzojë vetëm një protestë e qeverisë së tij.
Pjesë nga Replika:
Gazetari: Po punoni për të shkarkuar Kurtin…
Rama: Nuk do e mbarosh pyetjen.
Gazetari: Është e drejta ime.
Rama: Dëgjon këtu, qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e qeverisë së tij. Kështu që nuk ka lidhje kjo. Tani vazhdo me pyetjen.