Një 42-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë teksa po punonte mbi çatinë e një ndërtese në Austri. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Alkoven, rrethi i Eferdingut.
Teksa burri ishte duke punuar jashtë orarit, cep i çatisë u shemb dhe ai ra nga 10 m lartësi duke humbur menjëherë jetën.
“Në mëngjesin e datës 16.12.2021, një shtetas kosovar 42-vjeçar nga rrethi Eferding, së bashku me kolegët e punës ka kryer punime riparimi në çatinë e një salle të ndërmarrjes dhe ka ndërruar jetë pasi ka rënë”, raporton policia e Alkovenit.
/Burimi: “Regionews.at”/