Një 32-vjeçar është plagosur në Ksamil, pasi ka qenë duke punuar me gur fresibël.
Mësohet se shtetasi me iniciale A. H., ka ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:10, në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. H., rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht duke punuar me gur fresibël, në Ksamil.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.