Një 55-vjeçar me inicialet D.Q. ka rënë nga lartësia, teksa ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në Marikaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 të pasdites së sotme. Sipas policisë, ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2021, rreth orës 17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.