“Po qëllojnë me armë, ikni”, burri futet në supermarket dhe hap zjarr, 10 persona humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në. Një burrë i armatosur ka hyrë në një market dhe ka hapur zjarr, duke lënë të vdekur 10 persona, mes tyre dhe një oficer policie. Ngjarja ndodhi në Boulder në Kolorado të Shteteve të Bashkuara. Incidenti nisi të hënën në 14:30 sipas orës lokale, ndërkohë që akoma nuk dihen motivet që çuan atentatorin të hapte zjarr në market.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e atentatorit, i cili shihet teksa del nga marketi i plagosur në këmbë. Ngjarja u kap në kamera nga një kalimtar, ku shiheshin viktimat pranë dyqanit ushqimor. “Nuk e di se çfarë po ndodh… Kam dëgjuar të shtëna armësh, dikush është rrëzuar, ikni”, bërtet kameramani.

Sarah Moonshadow is comforted by David and Maggie Prowell after Moonshadow was inside King Soopers grocery store during a shooting in Boulder, Colorado, on 22 March 2021.

Njerëzit thanë se uleshin në tokë për t’u mbrojtur, ose vraponin për tu siguruar, ndërkohë që atentatori hapte zjarr. Duke folur në një konferencë për shtyp, shefja e policisë së Boulder, Maris Herold, konfirmoi se një i dyshuar ishte në paraburgim dhe po merrte trajtim spitalor. “Unë dua të siguroj komunitetin se ata janë të sigurt,” tha ajo.

Herold e quajti oficerin e vrarë hero. Eric Talley, një 51-vjeçar i cili kishte qenë në departamentin e policisë Boulder që nga viti 2010. “Oficeri Talley ishte i pari në vendngjarje dhe ai u qëllua për vdekje”.

Herold nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat, por tha se hetimi ishte “shumë kompleks” dhe do të duheshin “jo më pak se pesë ditë për të përfunduar”. Emrat e viktimave të tjera nuk do të bëhen të ditura derisa të informohen të afërmit.

Presidenti Joe Biden është informuar në lidhje me të shtënat. Muajin e kaluar, Z. Biden tha se ai do të rekomandonte një legjislacion më të rreptë për të siguruar kontrollet e historisë për këdo që dëshiron të blejë një armë zjarri.

King Sooper market

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *