Disa nga ndeshjet e fundit në grupet e Champions League do të luhen sot në mbrëmje. Bayern Munich-Inter do të jetë një nga këto sfida, ku të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16.
Sot, të gjitha mediat italiane shkruajnë se Inzaghi do të japë disa mundësi për lojtarët të cilët kanë pak minuta në këmbët e tyre. Një nga këta lojtarë, është talenti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
“Është një moment (Inzaghi flet për rastin e humbur ndaj Barcelonës) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Calhanoglu po bën mirë si një organizator në thellësi, por nesër (sot) mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin.
Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një playmaker në thellësi”, është shprehur Simone Inzaghi.