Brenda pak kohësh, Armando Broja është kthyer n idhullin e ri të tifozerisë kuqezi dhe në njeriun e momentit tek Southampton. Shqiptarit 20-vjeçar i mjaftuan dy ndeshje si titullar për tu njohur në gjithë Evropën. Broja ka filluar të konsiderohet si Lukaku i ri.
Chelsea po mendon rikthimin e talentit kuqezi që në merkaton e janarit duke parë dëmtimin e Lukakut dhe Timo Werner, ndërsa tifozët e Southampton kërkojnë që klubi të blejë përfundimisht kartonin e tij. Ndaj Burnley, Broja doli nga fusha i dëmtuar për shkak të një shqetësimi në kyçin e këmbës. Ai nuk do të luajë të martën kundër Chelsea, pasi nuk mundet të sfidojë ekipin që ka në pronësi kartonin e tij.
/Priza.al/