Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ballsh-Fratar.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, i cili do të shkonte të festonte mbylljen e shkollës për vitet e treta është aksidentuar.
I riu ishte nisur të shkonte drejt Poçemit për të festuar së bashku me bashkëmoshatarët e tij, por makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Ende nuk dihet gjendja e të riut, apo identiteti i tij.
/ Priza.al/