Një ngjarje e trishtë ka shokuar futbollin. 23-vjeçari Mariano Ondo Monsuh Angong, është ndarë nga jeta teksa po stërvitej me kombëtaren e Guinesë Ekuatoriale në Afrikë.
Teksa ishte më kombëtaren futbollisti pësoi një atak në zemër dhe për pasoja u transportua në spital. Fatkeqësisht atje e humbi betejën, duke trishtuar më së shumti të gjithë shokët e tij.
Ballkani në histori, Derbi me Shkupin për grupet e Conference League
Mariano Ondo gjithashtu nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar. 23-vjeçari më herët, saktësisht deri në 2018, ka qenë pjesë e Shkupit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe me një skuadër të kategorisë së tretë në Spanjë.