Ka startuar sot sezoni i tretë i Përputhen në Top Channel. Në studio moderon sërish Bora Zemani dhe opinionist Arjan Konomi. Bora njoftoi se sot është radha e djemve të prezantohen ndërsa vajzat do të prezantohen ditë pas dite kësaj jave.
5 djemtë e parë që u futën ngjallën menjëherë diskutime në studio lidhur me këndvështrimet e tyre për femrat.
“Dua një grua të fortë në jetën time,” tha njëri prej djemve. “Po të dha buzën të jep dhe pjesën tjetër,” u shpreh një tjetër.
Ai që ngjalli më diskutime ishte dhe më i riu në panel, i cili tha: “Po të isha femër do isha lesbike, aq shumë i dua”.