Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dënuar këtë të enjte sulmet e kryeministrit Edi Rama për shpalljen non grata të Sali Berishës.
Duma i është drejtuar Ramës se fillimisht duhet të shohë të shpallurit që ka në pushtet. Sakaq, pohoi fenomenin që ndodh rëndomë në vend, ku po të jesh me PD dhe opozitën gjëja e parë që të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike.
“Ju flisni për non grata? Ju qeverisni me ata, ju jeni non grata qeverisje. Këtu kryeministri vjen dhe thotë ju s’dini asgjë, keni këto vlera. Flet për skllavërinë e Amerikës. Çështja është të jesh politikan që bën. Në këtë vend ajo që u keni mësuar gjatë viteve është se je non grata në Shqipëri. Se po të jesh me PD dhe opozitën gjëja e parë që të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Ju i keni bërë vetë listat me patronazhistët.
Unë mendoj që shqiptarët duke qenë se ndjehen non grata në vendin e vet gjëja më minimale që duhet të bëjnë është t’i thonë jo atij. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit ku je në pushtet nga non grata-t. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit që mund të jetë më shumë se politik sesa ekonomik”, tha ajo.