“Po të kisha pak mend, do isha kontrollore aeroporti”, Egla Ceno: Këtu funksionon ligji lëpirjes

Aktorja e njohur Egla Ceno ka pasyruar një pjesë të realitetit shqiptar, ku jo domosdoshmërisht me punë mund të arrish majat. E revoltuar për dhënien e meritës, aktorja i përgjigjet një komenti të një ndjekësi se në këtë lloj situate në të cilën ndodhemi, ‘ligji i lëpirjes’ është më i fortë.

Ceno tregon ndër të tjera se pagesat që bëhen në Shqipëri janë qesharake, aq sa për të mbijetuar. E sa i takon trendit për ndjekësa e klikime, ajo thotë se nuk mund të arrijë që të pagujë dot faturat.

Statusi

Më shkruan dikush në inbox “Egla unë jam ndjekës i joti, shikoj që s’je shumë aktive, rrjeti është i mbushur me videot e tua dhe të tjerët marrin ndjekësa dhe klikime duke përfituar nga puna jote.” O çun, e kupto’ apo se kupto’ që jetojmë në Shqipëri mër plak? Unë kam bërë disa role, më kanë paguar 20 mijë lek episodin, (sa për të blerë ca pako lines) dhe s’kam më asnjë të drejtë. As më bëhet vonë fare për ndjekësa e klikime. K’to as haen as të paguajnë faturat. Unë vërtet jam aktore, por jam aktore në Shqipëri me lal, ku funksionon ligji i lëpirjes dhe më të fortit (edhe në art) Mua m’thanë “aktore e dobët” vetëm se bëra një intervistë pa leje. Ça m’ngatërron me k’to punë pash zotin, unë 45 kile me gjithë rrecka. Po të kisha pak mend do isha kontrollore aeroporti, jo të grija sallatë si aktore nëpër skena Shifna së shpejti

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *