‘Po të kisha qëndruar, do më vrisnin dhe mua’/ Del dëshmia e shoferit të Edmond Çekiçit: Autorët ishin të maskuar

Shoferi i Edmond Çekiçit, ka dhënë dëshminë e tij sot. Dyshohet se autorët ishin tre persona, dhe shoferi thotë se ata ishin të maskuar me kapuça dhe shalle.

Ai ka shtuar se atentati ka ndodhur në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Çekiçit, teksa ai sapo kishte dalë nga makina, kishte ikur me vrap tek rrugica.

Sipas tij, po të kishte qëndruar ende, do e kishin vrarë dhe atë bashkë me Çekiçin, teksa konfirmon se kishte pak kohë që ishte shofer i tij. Në fakt, pas veprimit të shoferit, Çekiçi doli vetë për të biseduar me autorët, por aty u qëllua menjëherë.

”Nuk i kam parë, nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mengjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin”, tha shoferi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *