Po transportonte 220 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar 37 vjeç ka rënë në prangat e policisë italiane në Veneto pasi u kap duke transportuar 220 kg kokainë me furgon. Lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të shitej do kapte vlerën e 15 milionë eurove.

Shqiptari që po drejtonte furgonin u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Sipas hetimeve nga Guardia di Finanza droga do të shpërndahej në një treg më të gjerë se ai i Veronës.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë e kryer nga ‘Scaliger’ së bashku me policinë rrugore të Verona. Në nëntor të vitit 2021 në Milano policia kishte konfiskuar edhe 350 kilogramë të tjerë kokainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *