Një 55-vjeçar në Tiranë ka rënë pre e grabitjes, teksa po trasportonte para për një pike valute. Mëngjesin e sotëm, në “Rrrugën e Kavajës”, dy persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç.
Ai po transportonte me motor lekët të një pike valute. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se grabitësit kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin, dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.
Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.