Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjës.
Dy persona, atë e bir të cilët udhëtonin me motoçikletë, ku dhe kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga.
Bëhet me dije se Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi 12 vjeç ishin duke u udhëtuar me motor. 44-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur kështu në asfalt
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës ku nga informacionet e mara nga mjekët gjendja e tyre paraqitet shumë e rënduar dhe në rrezik për jetën. Në momentin e aksidentit asnjë nga të dy personat nuk kishte kaskë mbrojtëse.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.