Aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja është ndarë sot nga jeta. Ish- e përndjekura politike do të përcillet nesër për në banesën e fundit.
Ajtanga Lubonja kërkoi ndihmë pasi pensioni prej 16 mijë lekë të reja nuk i dilte, por thirrjet e saj ranë në vesh të shurdhët. Sot ajo u nda nga jeta, 25 vite pasi jetoi në një nga dhomat e konvikteve në Qytetin Studenti.
Njoftimi i familjes Lubonja:
Te nderuar miq,
Me hidhërim te thelle ju njoftojmë se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mëngjes!
Varrimi behet sot ne orën 15:00 ne varrezat e Tufinës!
Faleminderit te gjithëve atyre qe duan te ndajnë dhimbjen me ne! Nisja behet ne orën 15:00 drejt varrezave te Tufines, nga shtëpia ne rrugën Fortuzi! Me respekt nga familja.