Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në Dibër.
Shtetasi me iniciale N. B., duke zbritur nga makina është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kok.
I moshuari nuk ja ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra, ku për pasojë humbi jetën.
Njoftimi i policisë:
Policia njofton shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.