Pas shumë mëdyshjesh mbi të ardhmen, mesfushori francez i Manchester United duke se tanimë e ka ndarë mendjen.
Trajneri aktual i “Djajve të Kuq” ka zbuluar zyrtarisht se francezi nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga sezsoni i ardhshëm.
Pogba prej muajsh kishte refuzuar rinovimin e kontratës duke zgjedhur të priste deri në fund, por zyrtarizimi i Ten Hag nuk ka pasur asnjë efekt pozitiv te mesfushori që ka zgjedhur të largohet.
Juventusi ëndërron një rikthim të mesfushorit, por problem do të mbetet paga e lartë e lojtarit, i cili në Manchester merr plot 15 milion euro në sezon.
Padyshim që mes skuadrave që do të tentojë është edhe PSG, por nuk mbetet pas as Real Madridi, një skuadër pët të cilën Pogba ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar më parë. /Priza.al