Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid).
Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.