Policia vijon kontrollet blic në rrugët e qytetit të Pogradecit.
Kontrollet konsistojnë te personat e shpallur në kërkim, armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike etj.
Sipas të dhënave operacioni është organizuar për rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik.Aksioni i tillë zhvillohet prej tre ditësh në Pogradec dhe në krye të tij qëndron shefi i komisariatit Klodian Kondi.