Pogradec/ Peshkatarët “e pabindur” hedhin rrjetat për peshqit të cilët kanë sezonin e riprodhimit

Në liqenin e Ohrit peshkimi i paligjshëm vazhdon të jetë ende e kësaj dite një shqetësim.

Vetëm një muaj më parë Ministria e Bujqësisë urdhëroi ndalimin e peshkimit për peshkun e krapit, klenit dhe sardeles të cilët kanë sezonin e riprodhimit por peshkatarë “nuk vënë mend” si dhe vazhdojnë të hedhin rrjetat në liqen edhe pse kjo kërcënon shtimin e tyre. Vetëm se lejohet kapja e koranit dhe belushkës peshkatarët hedhin rrjetat në liqen në një numër të madhe, duke peshkuar kështu edhe peshkun e krapit, klenit dhe sardeles.

Peshkatarët e licencuar janë ata të cilët ndiejnë pasojat e konkurrencës së pandershme por ky fenomen sipas tyre ndodh edhe për shkak të pamundësive financiare dhe nevojës për të siguruar sadopak të ardhura.

Burime për median bëjnë me dije se në këtë liqen ushtrojnë aktivitetin 220 peshkatarë të licencuar, por gjasat janë të larta që po kaq peshkatarë të jenë të paligjshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *