Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec ku një 45-vjeçar që po lëvizte me biçikletë ka rënë dhe është rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë 45-vjeçari S.L është rrëzuar nga biçikleta në aksin rrugoe Lin-Pogradec në vendin e quajtur “Tuneli”
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.