Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit ditën e sotme, pasi ushtronte dhunë ndaj babait të tij të moshuar.
Bëhet me dije se shtetasi Z.H, 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj të atit, shtetasit M.H, 77 vjeç.
Ndërkohë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M. H., 77 vjeç.