Një shtetas polak është gjetur i pajetë në një banesë në Tiranë.
Sipas policisë 73-vjeçari A.H., kishte marrë një banesë me qira, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatua shenja dhune.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.
Informacion-Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.