Meghan Markle ka kritikuar mediat britanike për shkak të shkrimeve të këtyre të fundit për letrat e shkëmbyera mes saj dhe mbretit Charles. Këto letra thuhet se janë bërë shkak për vendimin e saj për të mos marrë pjesë në kurorëzimin e 74-vjeçarit.
Duket se Meghan ka dashur të adresojë shqetësimet e saj tek Charles përmes disa letrave, por nuk i ka pëlqyer përgjigja që ka marrë.
“Dukesha e Sussex-it po vazhdon jetën e saj, duke mos menduar për letrat e shkëmbyera dy vite më parë.
Çdo pretendim tjetër është i rremë dhe tërësisht qesharak. Ne inkurajojmë mediat që të ndalojnë cirkun që po krijojnë vetë” – tha një zëdhënës i Meghan.
Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin muajin e ardhshëm pa Meghan, e cila do të qëndrojë në Kaliforni së bashku me dy fëmijët. Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore në mars 2020.