Polic në Shqipëri, ‘fermer në shtëpi bari’ në Britani, ja çfarë dëshmoi i riu pasi u arrestua (Emri)

Një shtetas 23-vjeçar shqiptar është dënuar 2 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe.

Admir Hidri kishte punuar si polic në Shqipëri, para se të nisej për në Britani.

Hidri ka treguar se paratë që fitonte nga veprimtaria e jashtëligjshme i dërgonte në Shqipëri për kurimin e të ëmës, e cila vuante nga një sëmundje.

Ai u arrestua në vendin e quajtur Failsworth, ku policët gjetën 91 bimë kanabisi me vlerë rreth 70 mijë paund.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *