Të gjithë 19 punëtorët e një restoranti ‘Fast Food’ në Pakistan, u arrestuan pasi refuzuan t’i jepnin një grupi oficerësh policie hamburgerë falas javën e kaluar. Stafi i Johnny & Jugnu, në Lahore, u mbajtë në ambientet e komisariatit një natë të tërë. “Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur … në restorantin tonë,” tha në një deklaratë një nga përfaqësuesit.
Nëntë oficerë policie të përfshirë në incident tani janë pezulluar. Zyrtari i lartë i policisë provinciale Inam Ghani njoftoi pezullimet në ‘Twitter’, duke thënë: “Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen.”
Në një deklaratë të postuar në Facebook, Johnny & Jugnu thanë se një grup oficerësh policie kishin shkuar në restorant dy ditë para incidentit dhe kishin kërkuar burgera falas. “Me të refuzuar kërkesën e tyre për hamburgerë falas, e cila është bërë një praktikë e zakonshme për ta, oficerët e policisë kërcënuan menaxherët tanë dhe u larguan, për t’u kthyer të nesërmen për të ngacmuar më tej dhe për të bërë presion ndaj ekipeve tona … me argumente të pabazuara.”
Më 11 qershor, “disa oficerë policie erdhën në restorantin tonë dhe cuan menaxherin tonë në paraburgim, pa dhënë asnjë arsye. Pastaj ata zbrazën degën tonë, duke marrë të gjithë stafin e kuzhinës, përfshirë pjesën tjetër të menaxherëve.” Punëtorët u ndaluan për shtatë orë dhe thanë se oficerët i ngacmonin “duke i shtyrë përreth, dhe e gjitha sepse nuk ju dhamë hamburgerë falas”.
Kryeministri Pakistan Imran Khan më parë ka bërë thirrje për një reformë të forcës policore të rajonit Punjab, duke thënë se politikanët vendas kishin caktuar “miq” për të drejtuar stacionet e policisë.
/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/