Policia gjermane është detyruar të kërkojë ndjesë pas publikimit të pamjeve të disa oficeëve që dukej se po përdornin memorialin e Holokaust për të bërë “pompa fizkulture”.
Imazhet e publikuara nga e përditshmja lokale Berliner Zeitung, tregonin dy burra me uniforma policie që përdornin gurët e Memorialit të Hebrejve të Vrarë, për ulje-ngritje me duar në ushtrimin e njohur për forcimin e muskujve të gjoksit, raporton rrjeti LadBible .
Sipas raportimeve fotot janë marë nga një video e xhiruar nga vetë oficerët, teksa ishin në detyrë në qendër të qytetit, për një protestë gjatë verës.
Memoriali në fjalë është i përbërë nga 2,711 blloqe guri gri të masave të ndryshme, dhe gjendet pranë Portës së Brandenburg në Berlin.
Ai i dedikohet hrebrenjve të vrarë nga regjimi nazist i Adolf Hitler në vitet 1941 deri në 1945.
Shefja e policisë së Berlin, Barbara Slowik kërkoi ndjesë për veprimet e oficerëve dhe për policinë e Berlinit në përgjithësi: “Sjellja e kolegëve nuk tregon respekt për atë që memoriali përfaqëson dhe nuk korrespondon me shembullin që duhet të japë policia e Berlinit.”
Ndërsa një zëdhënës i sindikatës së policisë vendase tha: “Memoriali i Holokaustit nuk është park lojrash dhe ky veprim vë në lojë genocidin e shumë njerëzve e gjithashtu shkel vlerat e policisë së Berlinit.”
Slowik tha se një hetim është hapur për incidentin.
Zhvillimi vjen disa dite pasi dhe një modele e rrjeteve sociale postonte pamje duke pozuar mbi gurët e memorialit.
Në videon e postuar disa ditë më parë një bionde shihej duke pozuar me geta e veshje të brendshme sportive mbi strukturat.
/Priza.al/