Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë në ‘dorë’ çështjen e arrestimit të policisë Rrugore Florenc Bicerrin i cili u kap me 31 kilogramë hashash ditën e djeshme në Turqi.
Burime për median bëjnë me dije se AMP ka marrë në pyetje efektivët e kufirit për mbylljen e hetimeve.
Kujtojmë se 27-vjeçari Bicerri kishte marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor, kur ka udhëtuar drejt Turqisë nga aeroporti i Rinasit me valixhen e drogës.
Hashashi u zbulua gjatë kontrollit me skaner dhe qenve nuhatës të policisë turke, ku pas arrestimit Bicerri u përjashtua përgjithmonë nga Policia e Shtetit.