Një shtetas ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Bëhet me dije se shtetasi M.Ç, ka goditur me grushte policin e Qarkullimit Rrugor.
Sakaq, shkak i kësaj goditje mësohet të jetë gjoba që polici i ka vendosur 24 vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.