Policia aksion antidrogë në disa qytete, në fokus shtëpitë e barit

Policia e Shtetit ka nisur një aksion antidrogë në disa qytete problematike të vendit, për të goditur kultivimin e kanabisit dhe për të ndaluar trafikimin e lëndëve narkotike.

U mësua se aksioni i policisë është shtrirë në disa qytete të vendit si: Shkodër, Malësi e Madhe, Krujë, Vlorë, Tepelenë etj. Po ashtu Policia dhe OSHEE kanë evidentuar zona që kanë humbje të mëdha të energjisë elektrike, e cila dyshohet se vjen nga shtëpitë e barit.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme u arrestuan 5 trafikantë, pasi u kapën me 20 kilogram kanabis.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *