Policia aksion në qendrat e masazhit e lokalet e natës, 14 të arrestuar

Kosova është përfshirë në një operacion ndërkombëtar i cili përfshin 47 shtete të botës i quajtur “Operation Chain”. Mësohet se në zhvillim të operacionit nga data 8 maj deri më 14 maj 2023 janë përfshirë 262 policë. Si rezultat i aksioneve policore në qendra masazhi dhe ambjente të lokaleve me ‘muzikë live” janë arrestuar 14 persona të akuzuar për trafikim droge sid he vepra të tjera të lidhura me rastetet e trafikimit të njerëzve.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i këtyre aksioneve policore janë identifikuar 3 viktima të trafikimit dhe 11 viktima të supozuara të trafikimit, ndërkohë janë arrestuar 14 persona të dyshuar për veprën penale të trafikimit dhe veprave të tjera që ndërlidhen me rastetet e trafikimit me njerëz.

Në stacionet policore janë regjistruar, 6 raste për armëmbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura. Policia ka treguar gjithashtu se ka kontrolluar edhe 55 lokale të “muzikës live” ku janë në hetim 377 punëtore, nga të cilët 275 të gjinisë femërore, ku 188 prej tyre janë shtetase të huaja.

“Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative”, njofton policia.

Gjithashtu është bërë inspektim i qendrave të masazhit ku në hetim janë gjithsejt 153 punëtorë, 129 gra dhe 33 shtetas të huaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *