Policia belge ka mësyrë sërish në zyrat e Parlamentit Evropian. Sipas mediave të huaja, policia e Brukselit po kryen bastisjen e dytë në zyrat e Parlamentit Europian pas skandalit korruptiv “Qatargate” që ka shpërthyer pak ditë më parë.
Ndërkohë, më herët media “Politico”, pretendonte se po kontrollohet edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, bashkëshorti i eurodeputetes Eva Kaili, e arrestuar tashmë.
Siç shkruan media, gjatë konferencës së sotme, Ursula von der Leyen nuk i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me nënpresidentin e
Komisionit Evropian, Margaritis Schina, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar në emër të Komisionit.
Në të njëjtën kohë, ai ka bërë disa postime pozitive në Twitter në favor të Katarit muajt e fundit, duke lënë hapësirë për dyshim se ka lidhje edhe ai me financimet nga Katari.