Pas urdhrit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, prej paradites kanë filluar kontrollet e shtuara në të gjitha pikat kyçe të qarkut juglindor.
Drejtoria vendore e policisë Korçë bashkë me efektivët e komisariatit kanë zbarkuar në terren me kontrolle të rrepta ku fokusi ka qenë në kapjen e makinave të vjedhura, pas fillimit të operacionit “Carback” nga Lion, Paris.
Ndër të tjera kontrollet bëhen edhe për evidentimin e personave të përfshirë në trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe persona në kërkim. Po ashtu edhe nga sektori i qarkullimit rrugor po bëhen evidentimet e rasteve të drejtuesve pa leje drejtimi, pa dokumentacionin e duhur, si edhe të drejtuesve të taksive që qarkullojnë pa licencë.
Mësohet se janë konstatuar disa raste të taksive pa licencë dhe drejtuesit do të procedohen penalisht.
Kontrollet do të vijojnë për gjatë gjithë ditës së sotme por edhe për 3 ditë të tjera në vijim.