Pas kontrolleve blic që policia dhe RENEA ndërmorën mbrëmjen e kaluar për të arrestuar personat në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje, sot janë ushtruar kontrolle në ambientet ku dyshohet se frekuentohen nga persona me precedentë penalë.
Si pasojë e këtyre kontrolleve, raportohet se janë shoqëruar disa persona dhe janë bllokuar 5 pika ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
Aksioni i policisë ende vijon dhe është shtrirë edhe në lagje periferike të qytetit, ku ka dyshime po ashtu për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Foto nga pajisjet e sekuestruara sot në Vlorë:
/Priza.al/