Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë 30-vjeçari B. Gj., i akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të parregullt. Gjithashtu në pranga ka rënë 53-vjeçari A. T., i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia ka arrestuar edhe R. B., 28 vjeç pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje me motor 72-vjeçarin H. D.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Bushnesh, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Tiranë, në një lokal në Kamëz, sepse ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
A. T., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/