Policia: E gjetëm!/ Identifikohen rrëmbyesit e ‘mbretit’ të Instagramit në Allias

Policia e Tiranës reagon pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçi për rrëmbimin e këtij të fundit. Policia njofton se Kozak, i njohur si “mbreti” i Instagramit, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.

Kujotjmë se ai është futur me forcë në një makinë sapo ka zbritur nga një taksi.

Sqarim i Policisë së Tiranës:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *