Policia e Kosovës: Do të hetohen sulmet e gazetarëve

Policia e Kosovës ka thënë se do të hetohen rastet e pengimit të gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre në komunat në veri të vendit: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Gjithashtu policia ka njoftuar se protestat e serbëve lokalë kanë përfunduar në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa në Leposaviç vazhdojnë të qëndrojnë disa protestues, para ndërtesës komunale.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se situata në veri të martën ka qenë e brishtë, “por kryesisht e qetë”, shkruan REL.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *