Policia e Kosovës: Protesta e serbëve në Mitrovicë u mbyll pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacionë në Mitrovicë të Veriut janë mbajtur protesta në mëngjes.

Disa serbë kanë kërkuar kthimin në punë në komunat paralele që janë mbyllur nga Kosova.

Sipas Policisë këto protesta nuk kanë qenë të paralajmëruara por janë angazhuar në mbarëvajtjen e tyre.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 këto protesta kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *